Gjermania ka barazuar në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës.
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka siguruar barazim 1 me 1 në takimin e nivelit miqësor ndaj Danimarkës pas super golit nga ylli Joshua Kimmich vetëm dy minuta përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori i Bayern Munichut shënoi një gol të bukur akrobatik në minutën e 88′ të ndeshjes pas asistimit nga Lars Stindl.
Lexo edhe: Luka Modric zbulon si u çbllokua mbrojtja e Juves në finale
Skuadra nikoqire e këtij takimi të zhvilluar në stadiumin ‘Brondby’ kishte siguruar epërsinë në minutën e 18′ të ndeshjes pas golit nga mesfushori qendror Christian Eriksen.
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi nuk ishte pjesë e formacionit startues, por ishte në dispozicion vetëm si zëvendësues.
Ndeshja e ardhshme për skuadrën e Joachim Low do të jetë ajo kundër San Marinos në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018, ndërsa Danimarka do të luaj kundër Kazakistanit./arbresh.info
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...