Mesfushorët e Bayern Munchen, Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka janë nderuar nga tifozët e Kombëtares së Gjermanisë.
Kimmich u votua Lojtari i Vitit për vitin 2021 nga klubi i tifozëve të DFB me 33.8 përqind të votave, duke mposhtur Kai Havertz dhe Leroy Sane.
Kimmich bëri gjithsej 14 paraqitje ndërkombëtare vitin e kaluar, duke e udhëhequr ekipin si kapiten në dy raste.
Joshua #Kimmich has been voted as the Germany Player of the Year for 2021 ?@kaihavertz29 came second and @leroy_sane finished third in the vote.
Congrats, Jo! ?❤️?#DieMannschaft pic.twitter.com/CLdCWqCj2L
— Germany (@DFB_Team_EN) January 13, 2022
Ndërkohë, shoku i skuadrës, Leon Goretzka mori çmimin për Golin e Vitit të Kombëtares për goditjen e tij në ndeshjen e fundit të grupit EURO 2020 kundër Hungarisë.
Me “Die Mannschaft” që zmbraps 2-1 në fazat mbyllëse dhe u largua nga turneu, Goretzka goditi topin në rrjetë nga 14 metra për të bërë rezultatin 2-2 dhe për të siguruar vendin e Gjermanisë në raundin e 16-të.
Goli i Goretzkës fitoi 32.5 përqind të votave, me Ridle Baku në vendin e parë dhe Serge Gnabry në të tretin./Arbresh.info
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...