Ballkani mposhti Malishevën në sfidën e javës së 24-të në Superligën e Kosovës në Futboll me rezultat 2-0.
Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida pas humbje tha se e kanë analizuar Ballkanin, mirëpo që kanë dështuar të marrin rezultat pozitiv, shkruan Arbresh.info.
“Fillimisht, e kemi analizuar Ballkanin por dështuam. Pjesa e parë shkoi mirë dhe kemi pasur rastet tona. Kemi mundur të kalonim në avantazh. Pjesën e dytë, Ballkani bëri presion ndërsa ne dështuam në vendosje”, tha Kida.
Tutje ai foli për mënyrat e pranimit të golave nga skuadra e tij ku e potencoi se ishte e dhimbshme se si u ndëshkuan nga kundërshtari.
“E kemi ditur se për ta është ndeshje e rëndësishme. Ata bën presion të madh. Është e dhimbshme se si i pranuam golat, pasi e kishim paralajmëruar mbrojtjen në pikat e tyre më të forta. Jemi munduar ta barazonim rezultatin por nuk rezultuam të suksesshëm”, shtoi ai.
Kurse në fund ai tha se ka besim tek skuadra e tij dhe do të përgatiten sa më mirë për ndeshjet e ardhshme.
“Unë kam besim te këta djem edhe pse jemi të ngarkuar shumë. Ne do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Qëndrim Kida për “ArtMotion” pas ndeshjes.
Malisheva është në vendin e katërt me 46 pikë kur kanë mbetur edhe 12 xhiro për tu luajtur./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit