Google ADS

Kicker për Rashicën: Nga një rezervist ose xhoker, në një yll

16:10 | 24 Qershor 2019
Arbresh.info

Gazeta gjermane e sportit “Kicker” i ka kushtuar një artikull lojtarit nga Kosova që luan në Bundesliga për Werder Bremen, Milot Rashica.

Në sezonin e kaluar ishte në top-formë duke i ndihmuar skuadres së tij ta përfundoj në mënyrën më të mirë edicionin 2018/2019.

Ai madje ishte në konkurrencë mjaft të ashpër edhe me super sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowski.

Në artikullin e “Kicker” Miloti konsiderohet si njëri nga tre sulmuesit më të mirë në futbollin gjerman.

Në vendin e parë media gjermane e rendit sulmuesin polak, Robert Lewandowski, i dyti sulmuesi i Bayer Leverkusen, Kevin Volland, kurse vendi i tretë është i rezervuar për anëtarin e Werderit.

Kicker ka vlerësuar lartë paraqitjet e vushtrriasit, sidomos në pjesën e dytë të kampionatit duke shkruar:

“Nga një rezervist ose xhoker, në një yll”.

Rashica e mbylli edicionin 2018/19 me 12 gola dhe gjashtë asistime në gjitha garat me Werder Bremenin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme