Kiana Kryeziu fiton medaljen e argjendtë në garat e skijimit në Mal të Zi

13:12 | 30 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Kiana Kryeziu ka fituar medaljen e argjendtë në garën e sotme që po organizohen në Mal të Zi.

Përfaqësuesja e Kosovës, e udhëhequr nga selektori, Agim Pupovci po arrinë rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të garave të FIS.

Në garën e së enjtes ku po marrin pesë 18 vende të ndryshme, Kiana u radhit e dyta në disiplinën e Sllallomit.

Kianës i duhen edhe tri pikë për të kompletuar normën olimpike.

Arba Pupovci u radhit e shtata dhe arriti 215 pikë të FIS-it.

Fatëkeqësisht gara e Sllallomit e paraparë për gjininë e meshkujve u anulua për shkak të kushteve jo të përshtatshme të borës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme