Kiana Kryeziu e 48-ta në sllallom në ‘EYOF Vuokatti 2022’

17:31 | 22 Mars 2022
KRG

Skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, ka zënë vendin e 48-të në disiplinën e sllallomit në ‘EYOF Vuokatti 2022’ që mbahet në Finlandë.

Kiana përfundoi me kohë 1 minutë e 46.56 sekonda, pas dy lëshimeve, +17.82 sekonda prapa vendit të parë.

Garuesja jonë la pas vetes nëntë garuese, kurse 13 të tjera nuk e përfunduan shtegun në lëshimin e parë ose të dytë.

Në mesin e atyre që dolën nga shtegu në lëshimin e parë ishte edhe Arba Pupovci.

Skitarët tanë, nesër do të garojnë në kualifikime të sllallomit paralel.

Më herët, skitaret tona, Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci, përfunduan lëshimin e parë të sllallomit në ‘EYOF Vuokatti 2022’.

Kryeziu doli e 50-ta nga 70 garuese, shtatë prej të cilave dolën nga shtegu. Kiana përfundoi me kohë +9 sekonda nga vendi i parë. Ndërkohë, Arba, ishte e pafat, pas doli nga shtegu.

Njëherësh, Drin Kokaj përfundoi garën e sllallomit në skijimin alpin të EYOF Vuokatti 2022. Skitari ynë zuri vendin e 53-të nga 84 garues, 30 prej të cilëve dolën nga shtegu.

Në total nga të dyja lëshimet ishte plus 19.17 sekonda nga vendi i parë, por që në lëshimin e dytë, Drini përmirësoi kohën e tij, duke qenë plus shtatë sekonda nga vendi i parë.

Për Drinin, pjesëmarrja në EYOF Vuokatti 2022 është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare. Kokaj është njëherit Shpresë Olimpike 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme