Para ndeshjes së Juventusit në Ligë të Kampionëve kundër Tottenham Hotspurit, Sami Khedira në formë befasuese ka pranuar që sulmuesi Harry Kane është numri 9 më i mirë në botë, para bashkëlojtarit të tij – Gonazalo Higuainit.
Ylli argjentinas dhe ai i Anglisë do të përballen kokë me kokë javën e ardhshme, por Sami Khedria pranon që Harry Kane ka më shumë ndikim në ndeshjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Kane është sigurisht sulmuesi më i kompletuar për momentin”, ka thënë Khedria derisa klubi vazhdon të jetë në përgatitje për ndeshjen.
“Këtu janë disa bombardues të mrekullueshëm si Higuain apo Lewandowski, por anglezi është shumë i fortë, ai është i mirë me kokë, ai është i shpejtë, ai është shumë teknik dhe mund të shënoj në çfarëdo mënyre”
“Ai është një lojtar fantastik, është ende i ri, Tottenhami është me fat që e ka atë”
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...