Mesfushori i Juventus-it, Sami Khedira ka pranuar se ëndrra e tij është trofeu i Ligës së Kampionëve dhe beson që në të ardhmen e afërt do e fitojnë.
Një tifoz e ka pyetur gjermanin për ëndrrën e tij, ndërsa ai ka thënë se është ende i ‘uritur’ për trofetë, transmeton portali arbresh.info.
Khedira ka thënë se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventus-in dhe beson që pas disa viteve do e realizojnë.
“Po sigurisht, kjo është arsyeja që shikojë futboll. Kam fituar afërsisht gjithçka, por fitorja është si drogë…”.
“Nëse nuk e fiton në një vit, atëherë do provosh të fitojë të gjitha trofetë. Ëndrra ime është të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventus-in”.
“Ishim afër para tri ose katër viteve në finale ndaj Real Madrid. Mendoj se mund ta fitojmë trofeun pas disa viteve dhe nuk është vetëm ëndrra ime, por gjithashtu e tifozëve të ‘Bianconervëe'”.
Juventus ka arritur të arrijë pesë herë në finale, por i ka humbur të gjitha./arbresh.info.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...