Khabib Nurmagomedov mbetet i pamposhtur në UFC.
Khabib Nurmagomedov ka arritur që ta mposht Conoro McGregorin në përballjen e 6 tetorit në UFC 229.
Boksieri rus ka zbuluar një detaj mjaftë interesant në përballjen e tij me irlandezin.
Khabib ka thënë se ai e kishte vërejtur para meçit se McGregor ka filluar të thyhet, pasi sipas tij ai nuk e shikonte në sy.
“Kur je ballë për ballë me kundërshtarin, mund të kuptosh shumë gjëra duke e parë në sy. Ai mund të thotë ç’të dojë, por shikoni se ku i kishte sytë. Ai ishte momenti që kuptova se e kisha thyer”, ka thënë Khabib.
“Ai as nuk më pa në sy. Mendoj se ai po shihte diku në mes të syve, por asnjëherë në sy. Gjithçka që ndodhi, konferenca për shtyp, peshimet stërvitja e hapur…sa më shumë i afroheshim ndeshjes aq më shumë u thye. Dhe kur ishim brenda kafazit e pashë në sy, pashë gjendjen e tij dhe e kuptova se ishte thyer”, ka shtuar më tej rusi.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”