Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje raportohet se do të unifikojnë titullin e peshës së lehtë në një duel UFC 253, më 19 shtator. Gaethje e fitoi të drejtën për të sfiduar kampionin e padiskutueshëm Khabib, kur mposhti Tony Fergusonin në përballjen UFC 249 muajin e kaluar.
Conor McGregor kishte shpresuar të ndeshej me amerikanin, por pretendimi i tij u hodh poshtë nga UFC përpara se të njoftonte tërheqjen. McGregor njoftoi në mediat sociale në fundjavë se po largohej nga sporti, por nuk është hera e parë që ai e bën diçka të tillë (u tërhoq edhe një vit më parë, por i rikthye pas 12 muajsh në ring).
Tashmë është vendosur një datë për duelin Khabib vs Gaethje, që do të zhvillohet pas më pak se tre muajsh, në një vend që mbetet ende për t’u përcaktuar.
Nuk është për t’u habitur që sfida është vendosur pas një kohe relativisht të gjatë. Luftëtari rusi sapo ka përfunduar Ramazanin, një muaj në të cilin muslimanët nuk hanë apo pinë gjatë orëve të ditës, ndaj kërkohet një periudhë e konsiderueshme për t’u kthyer në formën e duhur fizike.
Kriza e Koronavirusit gjithashtu vazhdon t’ua vështirësojë jetën luftëtarëve, veçanërisht atyre që banojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.
Babai i Khabib mbetet në gjendje kritike, pasi u sëmur seriozisht muajin e kaluar dhe ka probleme të lidhura me Covid-19. Ai kaloi në koma muajin e kaluar në Moskë, pasi u sëmur rëne me pneumoni. 57-vjeçari doli nga koma pas operacionit, por i duhet shumë kohë për të marrë veten.
Menaxheri i Khabib, Ali Abdelaziz, tha she babai i luftëtarit kishte shenja përmirësimi, transmeton ss.
“Khabib është shumë i fortë, familja e tij është shumë e fortë dhe babai i tij është shumë i fortë. Ai po përmirësohet. Hapi sytë, duke iu përgjigjur pak. Kjo është shenjë e mirë. Allahu kontrollon gjithçka. Ne kemi besim se ai do të jetë më mirë, ne jemi shumë të lumtur për këtë.”
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...