Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur se ai mund të pensionohet nga UFC, e që kjo do të thotë se Conor McGregor mund mos ta zhvillojë rimeçin.
Boksieri 30-vjeçar do ta mbrojë titullin në peshat e lehta kundër Dustin Poirer në UFC 242 në Abu Dhabi në muajin shtator.
Për luftëtarin e arteve marciale kjo do të jetë përballja e tij e parë, që pas fitores në raundin e katërt ndaj irlandezit në tetorin e vitit të kaluar.
Të dy boksierët ishin suspenduar nga UFC për shkak të sjelljes së tyre pas përfundimit të meçit, ku kishin shpërthyer përleshje edhe jashtë ringut në mes të dyja kampeve.
“Sigurisht, karriera ime nuk është në fazën fillestare, unë jam diku afër fundit. Por, unë ndoshta kam nevojë për t’i zhvilluar edhe disa luftëra, mendoj se ka ende një rivalitet në mua”, ka thënë Khabib.
“Dua të luaj, dua të konkurroj me luftëtarët më të mirë në botë. Do ta shohim. Kjo është një pyetje që tani është e pakuptimtë të përgjigjem – unë kam një luftë përpara”, ka shtuar më tej ai.
Nurmagomedov gjithashtu ka lënë të kuptohet se ai ka të ngjarë të përballet me konkurrentin kryesor Tony Ferguson para çdo rivlerësimi të mundshëm me McGregor për ripërballje.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...