Google ADS

Khabib Nurmagomedov zbulon sekretet e tij

19:04 | 14 Nëntor 2018
Arbresh Info

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur se së shpejti do të dalë në treg libri i tij ku do të tregojë gjithçka nga jeta e tij.

“Të dashur fansat e mi. Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se autobiografia ime, “KhabibTime” është gati dhe së shpejti do të dalë në shitje. Kemi dy vjet që punojmë për këtë libër.

Kur e nisa këtë libër, dy vite më parë me Z.Kurbanov, nuk e parashikonim dot të ardhmen, se në këto dy vite të arrija gjithë këto suksese, do të bëhesha kampion dhe do ta mbroja titullin në betejën më të madhe të historisë së UFC-së”, tha Khabib Nurmagomedov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme