Khabib konfirmon se babai i tij po ‘lufton me jetën’ për shkak të Covid-19

11:22 | 19 Maj 2020
Arditë Shkodra

Kampioni i peshave të lehta i UFC, Khabib Nurmagomedov ka konfirmuar se babai i tij është në gjendje kritike pasi infektua me Covid-19, të cilin e përhapi edhe në rrethin e ngushtë familjar.

Duke folur në Instagram, Nurmagomedov tha se babai i tij, Abdulmanap, iu nënshtrua një operacioni të fundit në zemër, pasi pësoi ndërlikime si nga Covid-19, ashtu edhe nga një gjendje e mëparshme.

31-vjeçari Khabib inkurajoi njerëzit që të izolohen.

“Në rastin tim personal, unë kam pasur më shumë se 20 njerëz të sëmurë nga familja ime”, tha Nurmagomedov, sipas përkthimit të ESPN, transmeton lajmi.net.

”Më shumë se 20 njerëz ishin shtrirë në ICU. Dhe shumë prej tyre nuk janë më midis nesh”.

”Shumë të njohur kanë vdekur, shumë prindër të të afërmve të mi. Të gjithë po e kanë të vështirë të merren me të”.

”Ka shumë të shkruara në internet për babanë tim. Babai im, tani, ndodhet në një spital dhe është në gjendje të rëndë. Izolohuni, është më mirë për të gjithë”, vazhdoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme