Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina për kërcënim dhe kufizim të lëvizjes së gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Dukagjini e luajtur në Podujevë të premten.
Rezultati i kësaj ndeshje përfundoi 0-0, teksa trajneri i Llapit, Tahir Batatina assesi nuk u pajtua me fatin e kësaj ndeshje.
I pari i Llapit pas përfundimit të takimit i pakënaqur me gjyqtarët tentoi të mos i lë të dal nga fusha thuhet në arsyetimin e KG-së.
“Inicim disiplinor ndaj: Kryetrajnerit të FC “LLapi“, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi Pas përfundimit të ndeshjes në lokalet zyrtare të stadiumit kërcënon dhe kufizon lëvizjen e lirë të gjyqtarëve të ndeshjes (daljen nga stadium), duke ju thënë: “Ju nuk mund të dilni nga këtu pa ardhë mu ju marë ata të FFK-së . Sipas audio incizimit nga ndesha LLapi – Dukagjini”, ka shkruar Komisioni i Garave të FFK.
Ndërkohë, Llapi ka shkuar në procedurë disiplinore për arsye të lëshimit në organizim të ndeshjes.
Sipas KG së FFK-së, për dëmtim të pajisjeve të sistemit VAR në procedurë disiplinore kanë përfunduar edhe dy zyrtarët e klubit Llapit, Muhamet Rexhepi dhe Besart Hoti.
Kjo nuk është hera e parë që Llapi e Tahir Batatina janë në procedurë disiplinore këtë sezon, pasi edhe më parë trajneri llapjan ka pasur probleme me gjyqtarët, duke u ankuar në padrejtësi që po iu bëhen klubit të tij./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...