Dy ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në Superligën e Kosovës te meshkujt, nuk kanë kaluar pa u dënuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës
Komisioni i Garave që vepron në kuadër të FBK-së, i ka shqiptuar disa dënime të rënda sidomos për Pejën të cilën përpos gjobës së majme në të holla e ka dënuar edhe me dy ndeshje pa shikues në terrenin e saj si vendase.
Komisioni i Garave e ka dënuar me 5 mijë euro në të holla ekipin e Pejës, bazuar në nenin 51.23 i cili thotë se shkaktimi i lëndimeve të lehta ndaj lojtarëve, zyrtarëve, gjyqtarëve apo vëzhguesve nga hedhjet e gjësendeve në fushën e lojës, dënohet me 5 mijë euro dhe dy ndeshje pa shikues.
Pa dënim në gjysmëfinalen e parë nuk ka shpëtuar as Trepça, por që është dënuar me më pak të holla, 500 euro, bazuar në nenin 51.3 i cili thotë se hedhja e gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta (si: shkrepëset, monedhat, shishet e plastikës, etj.), dënohet me 500 euro.
Trepça është dënuar edhe me 700 euro të tjera, konform nenit 51.16, për fyerje në kor.
Trajneri i KB Peja, Rami Hadar është dënuar me 300 euro, konform nenit 52.4 për sjellje josportive, derisa me nga 100 euro, për arsyeje të njëjtë sikurse Rami Hadar, janë dënuar lojtarët e Yllit, Nate Grimes dhe Alonzo Verge Jr.
Në ndeshjen mes Trepçës dhe Prishtinës, Malcolm Armstead është dënuar me gjobë prej 100 euro, për gabim teknik apo sjellje josportive.
Natyrisht që dënimet më të rënda i janë shqiptuar ekipit të Pejës që përpos shifrës së majme financiare që duhet të paguajë në FBK, ndeshjen e tretë dhe eventualisht të pestë me Yllin i duhet ti luajë pa publikun vendas.
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...