Google ADS

KF Vllazina fiton Kupën e Shqipërisë

22:24 | 31 Maj 2022
KRG

Në “Air Albania”, Vllaznia fitoi Kupës e Shqipërisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Evropë sezonin e ardhshëm, duke mposhtur Laçin 2-1 në vazhdime.

Shkodranët ngritën për herë të tetë në histori këtë trofe, të cilin e kishte fituar edhe një vit më parë, fiks në të njëjtën datë, me 31 maj, përballë Skënderbeut.

Laçi kaloi i parë në epërsi me një kundërs, ku Guindo shënoi për 1-0.

Në minutën e 18-të Ardit Hoxhaj barazoi me kokë, pas një harkimi të bukur të Liridon Latifit.

Në vazhdime, pikërisht në minutën e 95-të, Adili realizoi një gol vendimtar nga një distancë e largët për 2-1.

Trajneri i Vallaznisë, Mirel Josa, fiton Kupën e katërt dhe bëhet trajneri shqiptar me më shumë trofe, plot 12 (5 kampionate, 4 Kupa dhe 3 Superkupa).

Të ngjashme