KF Prishtina në stadiumin norvegjez, synon fitore kundër Bodo/Glimt

16:46 | 12 Gusht 2021
KRG

KF Prishtina sot në ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Bodo/Glimt në kuadër të Conference League.

Kujtojmë se bardhëkaltërtit kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë  dhe sot në Stadiumin “Aspmyra Stadion” në Norvegji është gati për të ruajtur rezultatin dhe për t’u kualifikuar tutje.

Kampioni i Kosovës ka arritur dje gjatë ditës në Norvegji dhe sot ekipi ka zbarkuar në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. /arbresh.info/

/Foto: Fehmi Sejdijaj/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme