Mbrëmë në ora 20:45 është zhvilluar ndeshja mes KF Prishtinës dhe KF Llapit në kuadër të superkupës së Kosovës.
Ndeshja ka përfunduar në favor të llapjanëve duke shënuar fitore 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Një ndeshje mjaftë e emocionuese, me shumë kundër sulme dhe me taktika të ndryshme nga Zekrija Ramadani dhe Tahir Batatina.
Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë zyrtare me sistemin VAR në futbollin kosovarë.
Por, çka është rënë në sy gjatë ndeshjes është arbitri, i cili gjatë ndeshjes në shumë raste ka pasur probleme me lojtarët për vendimet e tij dhe poashtu edhe dilema për vendimet.
Poashtu duke pasur telashe të tepërta me uniformën e tij, ku është parë shumë shpesh gjatë ndeshjes duke i ngrehur lart çorapet e tij.
Ndërsa gjatë ndeshjes ka pasur edhe probleme edhe me trajnerët nga të dy skuadrat të cilët nuk janë ndalur gjatë gjithë ndeshjes duke dhënë përkrahje për lojtarët e tyre.
Tahir Batatina përshkak të kundërshtimeve ndaj vendimeve të arbitrit, është ndëshkuar me karton të verdhë.
Duke pasur parasysh që VAR-i do të i jep një drejtim ndryshe futbollit kosovarë, arbitri mbrëmë ka pasur disa telashe dhe dilema me VAR-in, në disa raste duke mos ditur se çfarë vendimesh të marrë .
Kjo gjë është vërejtur në 15 minutat e fundit të vazhdimeve ku është ndëshkuar me kartonë të dyfishtë të verdhë dhe duke obliguar që të dal jashtë fushës portierin e Prishtinës, Betim Halimi.
Gjatë ekzekutimit të penalltisë nga Festim Alidemaj, dilema ishte se, a ka të drejtë Prishtina të bëjë edhe një zëvendësim.
Pas afërsisht 4 minuta konsultim me VAR-in, arbitri merr vendimin dhe lejon kryeqytetasit të bëjnë
Zëvendësimin duke zëvendësuar Krist Vangjellin për të futur në lojë Eglant Hoxha, por për fat të keq nuk mundi dot të shpëtojë Prishtinën./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030