E ardhmja e Jose Mourinhos vazhdon të jetë një temë e nxehtë në Itali dhe raportet e fundit sugjerojnë që në horizonte shihet edhe një rikthim i tij në Inter.
Trajneri portugez ka pasur një sezon të lumtur debutues me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë, Roma vitin e kaluar, duke treguar shenja të ndërtimit të një projekti të fortë që bëri që ata ta fitojnë titullin e Ligës së Konferencave. Gjërat kanë filluar të tensionohet për Mourinhon në muajt e fundit.
Mourinho ka filluar të shfaq frustrimin e tij me tifozët e Romës për kritikat e tyre të shumta dhe ka mbetur i zhgënjyer me punën që është bërë në afatin kalimtar. Javën e kaluar, raportet thoshin që Paris Saint-Germain janë të interesuar po ashtu ta marrin trajnerin portugez duke e larguar kështu Christophe Galtier.
Siç raporton La Repubblica, Mourinho do të marrë në konsideratë të ardhmen e tij në javët në vazhdim, me një lëvizje të tij si në PSG ashtu edhe në Real Madrid. Interesante është që po ashtu Interi është duke marrë në konsideratë zëvendësimin me Simone Inzaghin, duke e rikthyer kështu njeriun me të cilin fituan tripletën.
Për momentin asgjë nuk ka konkrete, por një lëvizje nga kryeqyteti italian duke gjithnjë e më afër të ndodh për Special One./ge
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...