E shtuna në Superligën e Kosovës mund të shohë lëvizje të rëndësishme në tabelë për shkak të natyrës së sfidave që do të zhvillohen.
Ballkani i Suharekës e pret në shtëpi liderin e Superligës, Feronikelin.
Vendasit e Suharekës pritet të mbushin stadiumin për këtë sfidë duke parë momentin e mirë të skuadrës që triumfoi në udhëtim te pretendenti tjetër, Llapi, e që është shenjë se “gomistët” mund të mposhtin cilën do skuadër.
Feronikeli në anën tjetër arriti të mposhtë Drenicën në shtëpi përkundër faktit se rezultati ishte i barabartë në pjesën e dytë, kurse mbetet të shihet nëse Drenica do të arrijë të fitojë dhe të mbajë të paprekur pozitën e parë.
Kjo do të varet shumë edhe nga Prishtina, përcjellësja më serioze e Feronikelit, që udhëton te Drenica, në një udhëtim tradicionalisht të vështirë për kryeqytetasit.
Drenica tregoi ndaj Feronikelit se nëse dëshiron mund të ndalë skuadrat lidere. Në pjesën e parë të kampionatit Drenica u mposht në Prishtinë minimalisht pas një performance të mirë dhe do të mundohet ta replikojë performancën, por jo edhe rezultatin.
Prishtina është në formë të lartë pasi e fitoi me dominim të lartë ndeshjen ndaj Trepçës 89′ dhe lajm i mirë është kthimi në formë i sulmuesve si Marjo Morina e Khalid. Pikërisht Morina realizoi golin e tij të tretë në katër ndeshje ndaj Trepçës, kurse dallohet edhe performanca e fortë e mesfushorëve që pritet të jenë kyç edhe ndaj Drenicës.
Një ndeshje tjetër interesante është ajo e KEK-ut në shtëpi ndaj Flamurtarit, ku Kuq e Zinjtë dëshpërimisht duan fitoren pasi nuk arritën të ndalin Dritën.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:30.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...