Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 16-të të BKT Superligës, xhiros së 14-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, si dhe të ndeshjeve të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës edicioni 2021-2022 dhe kategorive tjera.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto vendime:
“Trajneri i KF “Trepça‘89”, Lavdim Behxheti me nr ID 005859M80. Në ndeshjen e javës së 13 të të Superligës së kadetëve Liria-Trepça’89 zhvilluar me 28.11.2021 në stadiumin “ Përparim Thaqi” në Prizren. Inkuadron në lojë futbollistin Albes Salihu i paraqitur me nr 21 me nr ID 004240M06 me identitet dhe kartelë të futbollistit Endrit Kalludra. Bazuar në nenin 17 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores disiplinore; Dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit për tre (3) muaj në të gjitha garat e organizuara nga FFK.
Zyrtari i KF “Trepça‘89”, Mentor Baliu. Në ndeshjen e javës së 13 të të Superligës së kadetëve Liria-Trepça’89 zhvilluar me 28.11.2021 në stadiumin “ Përparim Thaqi” në Prizren. Inkuadrimi në lojë i futbollistit Albes Salihu i paraqitur me nr 21 me nr ID 004240M06 me identitet dhe kartelë të futbollistit Endrit Kalludra. Bazuar në nenin 17 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores disiplinore; Dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit për tre (3) muaj në të gjitha garat e organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ” Dukagjini” Altin Merlaku me fanelle 10 dhe nr ID 000787M93. Ndërhyrje e ashpër ne lojtarin kundërshtar në nndeshjen Drita – Dukagjini. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF”Ulpiana” me nr fanelle 9 Marclei Cesar Santos dhe nr ID 020244M89. Ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Prishtina . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë duke ju llogaritur edhe ndeshja e zhvilluar për kupë Ulpiana – Vëllaznimi zhvilluar me 01.12.2021.
Lojtari i KF “Istogu” Drin Bajramaj, me nr fanelle 13 dhe nr ID 010910M03. Në ndeshjen e
Superligës së juniorëve Istogu–Ferizaj, në minutën 58 të takimit (Ofendim ndaj lojtarit
kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga
FFK.
Lojtari i KF “Ferizaj” Fatlum Sadiku, me numër fanelle 9 dhe nr ID 007146M03. Në
ndeshjen e Superligës së juniorëve Istogu – Ferizaj, në minutën 58 të takimit (Ofendim ndaj
lojtarit kundershtar) ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika
D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar
nga FFK.
Lojtari i KF “2 Korriku” Krenar Halili, futbollist i KF 2 Korriku me nr fanelle 6 dhe nr ID 005336M04. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve 2 Korriku – Besa në minutën 70 të takimit (Fyrje ndaj lojtarit kundershtar) ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Besa “Dijon Berisha me nr fanelle 22 dhe nr ID 005552M04. Në ndeshjen e
Superligës së juniorëve 2 Korriku – Besa, në minutën 70 të takimit (Pshtyen lojtarin
kundershtar) ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Besa“, Elton Idrizaj, me nr. fanelle 37 dhe nr ID 006149M04. Në ndeshjen e
Superligës së juniorëve 2Korriku – Besa , në minutën 70 të takimit (Fyen lojtarin
kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Fushë Kosova“ Orges Jakupi, me nr fanelle 7 dhe nr ID 003171M03. Në ndeshjen e Ligës së Parë të juniorëve Liria – Fushë Kosova, pas përfundimit të takimit (Fyrje
ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e procedurës disiplinore ndaj:
Lojtarit të KF”-Ferizaj” me nr fanelle 10 Egzon Shabani, nr.ID.009467M89. Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së 1/16 e finales e kupës ndërmjet Flamurtarit dhe Ferizaj. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 07.12.2021 ora 13:00.
Lojtarit të KF”Flamurtari” me nr fanelle 6 Valgjin Bllaca dhe nr ID.004353M95. Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së 1/16 e finales e kupës ndërmjet Flamurtarit dhe Ferizaj . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 07.12.2021 ora 13:00”.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi