Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12 të Ligës së Dytë, si dhe të xhiros së 12 të Ligës së Parë të juniorëve edicioni 2021-2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni Disiplinor mori këto vendime:
“Lojtari i KF “Minatori” – Magurë me nr fanele 1 Pleurat Dugolli dhe nr ID 010252M93. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (fyerje), në ndeshjen e javës së 12-të, të Ligës së Dytë Minatori – Behari zhvilluar më 13.11.2021 në Magurë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Sharri“ – Hani i Elezit me nr fanele 9 Saxhid Thaqi dhe nr ID 001337M89. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90 (kacafytje), në ndeshjen e javës së 12-të, të Ligës së Dytë, Sharri – Shkëndija zhvilluar më 13.11.2021 në Han të Elezit. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Bashkimi “- Koretin me nr të fanellës 6 Agron Ahmeti dhe nr ID 005590M88. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (fyerje ndaj gjyqtarit), në ndeshjen e javës së 13-të, të Ligës së Dytë Rilindja – Bashkimi, e zhvilluar më 17.11.2021 në Prishtinë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Rilindja“ me nr fanele 5, Enis Hajzeri dhe nr ID 000493M03. Ndëshkim me karton të kuq dierkt në minutën 86 (ndërhyrje si lojtar i fundit), në ndeshjen e javës së 12-të të Ligës së Parë të juniorëve Kosova VR – Rilindja. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Ballkani” me nr fanele 8 Blinard Hamiti dhe nr ID 010212M05 . Ndëshkim me karton të kuq në min 89 ( prekje e topin me dorë) në ndeshjen e javës së 11 të Superligës së kadetëve Trepça-Ballkani zhvilluar me 14.11.2021 në Mitrovicë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...