Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja

08:49 | 21 Dhjetor 2024
K.B

Federata e Futbollit të Kosovës këtë të premte e ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2024.

Si klubi më i mirë për vitit 2024 është shpallur Ballkani, e çmimin si “Trajneri i vitit” e fitoi ish-trajneri i klubit suharekas, Ilir Daja.

Çmimin si “Klubi më Fair Play për vitin 2024” e fitoi Drita, për të cilën FFK-ja tha se ka treguar vlera të larta sportive si në fushëm ashtu edhe jashtë saj

Ndërsa, çmimin si “Futbollisti më i mirë i vitit 2024” e fitoi mesfushori i Ballkanit, Lindon Emerllahu, i cili po ashtu u zgjodh edhe në 11-shen më të mirë.

E, mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova, nga FFK-ja u shpërblye me çmimin “Fadil Vokrri”. Zhegrovën, FFK-ja e quajti edhe si “njeriu i momentit”, pas shkëlqimin me Lille.

Përveç Emerllahut, FFK-ja në “Formacionin më të mirë të vitit” përfshiu edhe Faton Maloku, Besnik Krasniqi, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Arlind Veliu, Drilon Hazrollaj, Albert Dabiqaj, Almir Ajzeraj, Muhamet Hyseni dhe Mevlan Zeka.

FFK-ja, çmimin si golashënuesi më i mirë i vitit 2024 ia dha mesfushorit të Malishevës, Drilon Hazrollajt, i cili i shënoi 23 gola dhe e ndihmoi ekipin e tij që të marrë pjesë për herë të parë në Conference League.

Çmimi për “Arritje Ndërkombëtare” i shkoi skuadrës juniore të 2 Korrikut, të cilët denjësisht kanë kaluar 2 runde në “Uefa Youth League”.

Në kategorinë e femrave, futbollistja më e mirë për vitin 2024 u zgjodh Albulena Fejza, kurse çmimi për “Klubi më i mirë 2024 – vajzat” shkoi për KFF Mitrovicën.

Pa çmim nuk mbeti as Erza Gashi, e cila u kurorëzua nga FFK-ja si “Shpresa e Vitit”. Për të, Federata tha se është një nga futbollistet e së ardhmes.

Kurse, në futsall, ekipi më i mirë i vitit u zgjodh FC Prishtina 01, ndërsa lojtari më i mirë u zgjodh Drilon Maxharraj.

Federata e Futbollit të Kosovës, çmimin si “Referi më i mirë i vitit 2024” ia dedikoi gjyqtarit Visar Kastrati./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme