Këto janë skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League

10:30 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Janë përcaktuar mbrëmë edhe katër ekipet gjysmë-finaliste të Europa League.

Ekipi i parë i kualifikuar ishte Celta Vigo, e cila pasi mposhti Genk javën e kaluar në Spanjë, dje u mjaftua me një barazim 1-1, për të siguruar kalimin më tej.

Tre sfidat e tjera nuk arritën të përcaktojnë ekipin e kualifikuar brenda 90 minutave të kohës së rregullt, pasi u përsëritën rezultatet e ndeshjeve të para, çka bëri që të luheshin edhe 30 minutat shtesë.

Kështu Manchester United vuajti shumë për të siguruar kualifikimin ndaj belgëve të Anderlecht.

90 minutat në “Old Trafford”, përfunduan në barazim 1-1, ndërsa Rashford u bë heroi i kualifikimit për ekipin e Mourinhos, me golin e shënuar në minutën e 107.

Ndeshje emocionuese u zhvillua edhe në gjermani, ndërmjet Shalke dhe Ajax.

Vendasit arritën të dërgojnë ndeshjen në shtesë, pasi fituan 2-0 në kohën e rregullt, por shtesa nuk ishte aspak në favor të tyre.

Caliguri dërgoi shifrat në 3-0, në minutën e 101, por Ajax i mbetur me 10 futbollistë prej minutës së 84, arriti të shënojë dy herë dhe të kualifikohet më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-4.

Në Turqi nuk mjaftoi as koha shtesë për të përcaktuar të kualifikuarin, ndaj u desh goditja e 11 metërshave.

Nga goditja e penalltive, Lyon fitoi 7-6, pas gabimit në goditje të kroatit Matei Mitroviç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme