Këto janë rregullat që duhet ti zbatoni të hënën në ndeshjen Kosovë – Bullgari

11:58 | 24 Mars 2019
L G

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar  për masat dhe kontrollet që do të bëhen  në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, shkruan arbresh.info.

Përmes një njoftimi për media,  FFK-ja ka bërë të ditur se asnjë person, përfshirë edhe fëmijët, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Sipas njoftimit të FFK-së, dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, e cila zhvillohet nesër (të hënën, më 25 mars në orën 20:45), do të hapen në orën 18:00.

“Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat. Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Këto janë rregullat që ka publikuar FFK-ja, për të gjitha ata që donë ta shikojnë këtë ndeshje.

Rregullat:

 

  1. Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.

 

  1. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.

 

  1. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

 

  1. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

 

  1. Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:

 

– Mjetet piroteknike

 

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

 

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

 

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

 

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

 

– Ombrella

 

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

 

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodhshme) etj.

 

– Kamera profesionale dhe video kamera

 

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

 

– Materialet promovuese ose komerciale

 

– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

 

  1. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësishtë e ndaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme