Këto janë rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

23:05 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Janë zhvilluar ndeshjes e rrethit të gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet janë zhvilluar në grupet A,B,C,D.

Në grupin A, u takuan Club Brugge dhe Atletico Madrid që përfundoj pa gola.

Në takimin tjetër Borussia Dortmund fiton si mysafir ndaj Monacos me rezultat 2 me 0.

Golat për gjermanët i shënoi Raphael Guerreiro në minutën e 15-të, dhe 88 pas asistimit të Maximilian Philipp dhe Francisco Alcacer.

Në Grupin B, dy takimet u përmbyllën baraz.

Barcelona dhe Totenham përfundoj 1 me 1. Golin për katalunasit e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 7, kurse për anglezët e barazoi ish anëtari i Paris Saint Germain, Lucas Moura, në minutën e 85-të.

Grupi C, gjithsejt 6 gola janë shënuar në mbrëmjen e sotme në këtë grup.

Paris Saint Germain ka fituar bindshëm në Beograd me rezultat 1 me 4, kurse Liverpool ka shënuar fitore minimale ndaj Napolit.

Kurse në Grupin D ishin këto rezultate:

Galatasaray-Porto 2 me 3;

Schalke-Lokomotiva e Moskves 1 me 0.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme