Këto janë ndeshjet që luhen sonte në kuadër të Ligës së Kombeve

11:00 | 18 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të vazhdojnë të luhen edhe sonte, ku do të kemi mundësinë të shohim shtatë ndeshje.

Është ndeshja e grupit të 4-të të Ligës A, ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë, ajo që mbanë epitetin e kryendeshjes.

Kjo ndeshje, për dallim prej të tjerave, do të zhvillohet pak më herët, me fillim nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.

Në mbrëmje, interesante do të jetë ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Belgjikës, ndeshje që luhet direkt për kualifikim (Grupi i 2-të, Liga A). Belgjika është e favorizuar pasi i konvenon edhe një barazim.

Ndeshjet e tjera janë: Irlanda Veriore – Austria ( Grupi i 3-të, Liga B); Greqi – Estoni, Hungari – Finlandë (Grupi i 2-të, Liga C).

Në Ligën D, konkretisht në grupin e 2-të, zhvillohen ndeshjet mes Moldavisë dhe Luksemburgut. Gjithashtu San Marino dhe Bjelloruisa përballen po në të njëjtin grup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme