Kroacia është e kualifikuar, mbetet gjithçka e hapur për të trija skuadrat e tjera.
Do të përcaktohen sot edhe dy skuadra të tjera që kualifikohen në raundin e 1/16-ave të “Rusi 2018”, pikërisht në grupet B dhe C, pas Francës dhe Kroacisë.Kështu, në Grupin C do të luhen njëkohësisht në orën 16:00, Australi-Peru dhe Danimarkë-Francë.Në lojë për të zëvë vendin e dytë që avancon më tej pas “Gjelave” janë Australia dhe Danimarka.
Nëse danezët fitojnë ose marrin barazimin me “blutë), janë të kualifikuar, ndërsa “Socceroos” duhet patjetër të fitojnë me Perunë dhe Danimarka të mundet me Francën që të marrin vendin e dytë.
Nëse Danimarka arrin të mposhtë skuadrën e Deschamps, e mbyll automatikisht në vendin e parë.Në Grupin D, ku Kroacia është e kualifikuar, mbetet gjithçka e hapur për të trija skuadrat e tjera. Në orën 20:00, përfaqësuesja ballkanase (6 pikë) luan me Islandën (1 pikë), ndërsa Argjentina (1 pikë) me Nigerinë (3 pikë).
Leo Messi me shokë mund të avancojnë më tej nëse mposhtin Nigerinë dhe Islanda nuk fiton me Kroacinë. Nëse islandezët bëjnë mrekullinë e marrin tri pikët, fitorja e Argjentinës me Nigerinë duhet te jetë me e thellë ose me më shumë gola në total që të shmanget renditja sipas fair play-t, transmeton “SS”.
Nigeria e ka të sigurt kualifikimin me fitoren, por edhe me një barazim, nëse Islanda nuk fiton me diferencë golash. Kroacia mund të humbasë vendin e parë nëse mposhtet nga Islanda dhe Nigeria fiton me diferencë golash me Argjentinën, edhe ky një skenar utopik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...