Trajneri Xavi Hernandez shumë shpejtë do marrë stolin e Barcelonës, derisa ka informuar klubin që i do katër lojtarë.
Barcelona është duke kaluar një anë të vështirë përpos nga ana ekonomike edhe nga ajo sportive, ku para disa javëve shkarkuan Ronald Koeman.
Sergi Barjuan mori drejtimin e përkohshëm si trajner, por barazoi ndaj Rayo Vallencanos, derisa do jetë në krye edhe për ndeshjen ndaj Dynamo Kiev.
Xavi pritet të marrë stolin e Barcelonës pas ndeshjes ndaj Dynamos, ndërsa El Nacional raporton se ish mesfushori dëshiron të sjellë katër lojtarë në “Camp Nou” dhe këtë ia ka treguar klubit.
Paul Pogba
Mesfushori i Barcelonës e ka të ardhmen e pasigurt, ngase nuk ka rinovuar kontratën në “Old Trafford” dhe është i lidhur me largimin këtë verë.
Kontrata e Pogba skadon në verë, derisa ka rpaortime që kërkohet nga shumë klube, përfshirë Real Madridin.
28-vjeçari ka të drejtë në janar të nënshkruajë parakontratë dhe Barcelona mund të marrë avantazhin për ta bindur francezin para klubeve të tjera.
Erling Haaland
Sulmuesi i Borussia Dortmund do jetë prioritet për Xavin, nëse bëhet trajner i Barcelonës.
Norvegjezi do largohet në verë nga Dortmund, ku ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.
Pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, Xavi ka kërkuar nga bordi që të bindin Haaland për të ardhur në verë në “Camp Nou”.
Dani Olmo
23-vjeçari kaloi shtatë vite në akademi te Barcelona, para se të kalonte te Dinamo Zagreb në vitin 2014. Olmo tani është duke luajtur te RB Leipzig, ku ka shënuar 12 gola në 65 paraqitje.
Tekniku spanjoll raportohet se e pëlqen sulmuesin e krahut dhe ky i fundit është i hapur për rikthimin te Barcelona.
Jules Kounde
Francezi është bërë një ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga dhe vazhdon të kërkohet nga top klubet evropiane.
Kounde ishte afër t’i bashkohej Chelseas në verë, por “Blutë” nuk aktivizuan klauzolën e blerjes që kërkonte Sevilla.
22-vjeçari shihet si partner ideal për Gerard Pique, por në rast që bindin Haaland, atëherë transferimi i francezit shihet si i ‘pamundur’.
Sevilla kërkon plotë 80 milionë euro për Kounde.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...