Edicioni 2020/21 i elitës së futbollit kosovar pritet të fillojë në fundjavë.
Për dallim nga edicionet e kaluara, këtë edicion do të kemi ndryshime, pasi do të jenë vetëm 10 skuadra pjesë e Superligës së Kosovës.
Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve tanimë është mbyllur dhe skuadrat kosovare kanë shpenzuar shumë për tu përforcuar për edicionin e ri.
Edhe edicionin e ardhshëm tri skuadra pritet të luajnë në garat evropiane dhe gara do të jetë jashtëzakonisht e fortë.
Plot gjashtë skuadra pretendojnë titullin e kampionit si Prishtina, Drita, Gjilani, Ballkani, Llapi e Feronikeli.
Telegrafi ka vendosur që për lexuesit e saj t’ua sjell formacionet e mundshme të skuadrave elitare në Kosovë para fillimit të edicionit.
Vlen të theksohet se xhiro e parë do të zhvillohet këtë fundjavë, ku na presin ndeshje të zjarrta si Feronikeli – Gjilani, Drita – Llapi, Prishtina – Drenica, Besa – Ballkani dhe Trepça ’89 – Arbëria.
Drita:
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka ruajtur bazën e lojtarëve nga edicioni i kaluar, teksa janë përforcuar në mbrojtje me anësorët Brdarovski dhe Arago Jamal.
Trajneri Ardian Nuhiu pritet të luaj thuajse me gjithë lojtarët e njëjtë nga edicioni i kaluar, ku pritet të ketë pak ndryshime.
Faton Maloku është i padiskutushëm në portë, ndërsa Brdarovski, Limani, Cuculi dhe Arago ose Blakçori do të luajnë në krahun e majtë.
Erjon Vucaj dhe Hamdi Namani do të jenë dy mesfushorët qendror, teksa Xhevdet Shabani, Astrit Fazliu, Betim Haxhimusa dhe Kastriot Rexha do ta thonë fjalën kryesore në repartin ofensivë.
Drita edhe këtë edicion do të kërkojë triumfin në kampionat, pasi lojtarët aktual që ka në radhët e veta e bëjnë ekipin gjilanas ndër pretendentët për trofe dhe dalje në Evropë.
Gjilani:
Nënkampioni i Kosovës, Gjilani ashtu si rivali lokal nuk ka bërë shumë ndryshime, edhe pse ka përforcuar edhe më shumë repartin e mbrojtjes.
Portieri Enea Koliçi pritet të jetë titullar për edicionin e ri, ndërsa mbrojtja është përforcuar me kroatët Sorsa në krahun e majtë dhe Fustar në qendër që do të luaj me Franc Veliun dhe Jackson Ferreiran.
Ardit Hila është përforcim për mesfushën, që do të luaj aty së bashku me Keita Aziz dhe Muhamed Useini. Por te Gjilani për këtë repart mund të përforcohen me Besar Musollin i cili do të ishte ndër transferimet më të mëdha, por deri në këto momente ende nuk ka asgjë zyrtare.
Gerhard Progni do të vazhdoj ta thotë fjalën kryesore në sulmin e Gjilanit, së bashku me Fiton Hajdarin dhe Darko Nikacin, i cili është titullar pasi mungojnë Tomislav Busic e Keita Razak për shkak të lëndimeve.
Skifterat edhe për një edicion do të vazhdoj t’i udhëheq trajneri nga Vlora, Gentian Mezani.
Ballkani:
Ballkani ishte befasia më e këndshme e edicionit të kaluar, pasi luftoi deri në fund në të dyja frontet.
Por skuadra nga Theranda mbeti pa dalë në Evropë dhe për edicionin e ri janë përforcuar dukshëm.
Kenan Haxhihamza, Bajram Jashanica, Armend Thaqi, Nazmi Gripshi e Meriton Korenica janë transferimet e mëdha të klubit nga Theranda.
Ismet Munishi pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1, ku Haxhihamza në portë do të jetë, ndërsa Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Arbër Prekazi dhe Arbër Potoku do të jenë në mbrojtje.
Dyshja fantastike Edvin Kuc dhe Kushtrim Gashi do të jenë në mesfsuhë, ndërsa katërshja ofensive përbëhet nga Nazmi Gripshi, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi e Mirlind Daku.
Prishtina:
Prishtina arriti ta fitojë Kupën e Kosovës, por nuk e rikthyen dot titullin e kampionit në kryeqytet.
Bardhekaltërtit kanë bërë ndryshime të mëdha, duke filluar nga shtabi teknik ku në krye të skuadrës ka ardhur Zekirija Ramadani.
Emra të rëndësishëm janë larguar nga klubi, por futbollistë shumë cilësorë janë transferuar.
Eglant Haxho pritet të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Besnik Krasniqi, Leotrim Bekteshi, Behar Maliqi ose Dellova dhe Gledi Mici.
Mesfusha është padyshim reparti më i ngarkuar i prishtinasve, pasi aty ka emra të mëdhenj si Endrit Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Sabien Lilaj e Leonit Abazi.
Ndërkohë në fazën e sulmit për gola do të garantojnë Leotrim Kryeziu e Oto John.
Synimi i kryeqytetasve është që ta rikthejnë titullin e kampionit në kryeqytet pas shtatë viteve mungesë.
Feronikeli:
Edhe klubi nga Drenas ka bërë ndryshime të mëdha, por në krye të klubit ka mbetur trajneri Afrim Tovërlani.
Në portë te ‘Nikli’ do të jetë titullar Ilir Avdyli, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Viktor Kuka, Alban Pnishi, Lapidar Lladrovci e Yll Hoxha.
Besmir Bojku, Albert Dabiqaj dhe si më i avancuar Jean Carioca do të jenë në mesfushë.
Ndërkohë në fazën e sulmit do të jetë treshja e rrezikshme Bedri Greca, Marclei dhe Mendurim Hoti.
Industrialistët pas një viti aspak të mirë, synojnë që të rikthejnë trofetë në qytetin e Drenasit.
Llapi:
Tahir Batatina prej kohësh kërkon Evropën me Llapin e tij dhe këtë vit ka ndërtuar një skuadër jashtëzakonisht të fuqishme.
15 është numri i transferimeve të bëra nga Llapi, teksa klubi llapjan synon të fitojë trofe dhe daljen në Evropë.
Giacomo Nava do të jetë në portë, ndërsa katërshja mbrojtëse është ajo mes Eminit dhe Peposhit si anësorë ndërsa Idrizi e Prençi në qendër të mbrojtjes.
Kushtrim Shabani, Mentor Zhdrella dhe Arbnor Ramadani do të jenë në mesfushë.
Ndërkohë sulmi i Llapit duket i frikshëm, pasi në krahë janë dy talentet Kastriot Selmani e Valmir Veliu, derisa në qendër të sulmit është Ahmed Januzi.
Përpos formacionit titullar që është mjaftë i fortë, Tahir Batatina ka futbollistë mjaftë cilësorë edhe në bankën rezervë.
Drenica:
Drenica ndërroi kryesi, por nuk bëri edhe shumë afrime në këtë afat kalimtar.
Skuadra nga Skënderaj ka për qëllim t’i shmanget rënies pasi duket e vështirë të luftojë për daljen në Evropë.
Arion Ymeri do të jetë në portë edhe sezonin e ri, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Doshlaku, Zeqaj, Bejta e Lushtaku.
Altik Morina, Qemail Elshani e Musa do të jenë treshja e mesfushës, ndërsa Hysen Tahiri, Almedin Murati e Genc Hamiti në fazën ofensive.
Trepça ’89:
Ish-kampioni kosovar pati disa largime nga ekipi i tyre, por ka arritur t’i mbajë yjet si Arb Manaj, Milot Avdyli, Muharrem Jashari, Traore e vëllezërit Muja.
Spahija do të jetë titullar në portë, derisa mbrojtja përbëhet nga Ardian Muja, Berisha, Kaqiku e Pllana.
Muharrem Jashari, Traore e Dedia janë në mesfushë, teksa Arbnor Muja, Arb Manaj e Milot Avdyli në repartin e sulmit.
Qëllimi i 89-shit është që t’i shmanget rënies nga elita e futbollit kosovar.
Arbëria:
Arbëria është skuadra debutuese në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra nga Dobraja ka angazhuar trajnerin me përvojë të madhe Arbnor Morinën, i cili synon t’i siguroj mbijetesën klubit kuqezi.
Donat Kaqiu do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Arbër Pira, Labinot Ibrahimi, Ergon Hyseni e Leci.
Braziliani Arrabal, Bruqi e Zabërgja do të jenë në mesfushë, ndërsa Hasani, Rusi e Sunaj Hasan në repartin ofensivë.
Besa:
Besa është rikthyer në elitën e futbollit kosovar, por pa bujë.
Klubi pejan vazhdon me problemet e vjetra, teksa kanë bërë disa transferime, por pa i prezantuar në faqen e tyre zyrtare.
Klubi po udhëhiqet nga francezi Tanguy Fleury e Gëzim Krasniqi, ndërsa kanë bërë disa transferime nga jashtë vendit.
Haxhijaj do të jetë në portë, Scekic, Mulabeqirovic, Xhaka e Papuqi do të jetë pesëshja defensive e Besës.
Sheqerolli, Sahiti e Qorraj në mesfushë, teksa Halili, Da Silva dhe Taghiyoullah në sulm.
Klubi i madh kosovar ka për qëllim ta ruaj statutin e anëtarit të Superligës.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit