Ditë më parë, Marc Marquez ka fituar kampionatin botëror që është mbajtur në Japoni.
Kësisoj, Marquez numëron shtatë tituj, një më pak se Valentino Rossi.
Italiani nuk ka dërguar ndonjë urim për spanjollin, megjithatë ai ka komentuar mundësinë që Marquez ta lë skuadrën e Hondas.
“Është diçka shumë personale. Ai nuk ka pse ta ndërrojë motoçikletën. Le ta mendojë, por, nëse ndihet mirë me Hondan, mund ta vazhdojë tërë karrierën më Hondën” ka thënë Rossi.
“Kjo është e varur nga zgjedhjet personale. Çfarë ndjen, me çfarë motivohesh për të garuar, por mendoj se secili e ka mënyrën e tij” ka përfunduar italiani.
Kujtojmë se edhe Valentino Rossi kishte kaluar nga skuadra e Hondas në Yamaha në vitin 2004.
Trumpit i duhen vetëm edhe 4 vota elektorale për të fituar p...
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
Zgjedhjet në SHBA/ Si votojnë astronautët nga hapësira?
Prishtina pret Dritën në ndeshjet e mbetur nga xhiro e dytë
Trump fiton Pensilvaninë
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri