Ernesto Valverde më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.
Valverde sot ka bërë zyrtarisht të ditur se do ta vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’, pas një kohe të gjatë pa përgjigje.
Pas vendimit të trajnerit, një reagim erdhi edhe nga presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.
“Duke rinovuar kontratën e Valverdes ne kemi siguruar vazhdimin me një trajner dhe njeri që përfaqëson në mënyrë të shkëlqyer vlerat e Barcelonës dhe mënyrën tonë të të kuptuarit të futbollit” ka thënë fillimisht Bartomeu, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi përpara një projekt fitues për Barcën” ka thënë ndër të tjerash presidenti i skuadrës katalane.
Valverde ka korrur sukses me Barcelonën në kampionatin spanjoll, mirëpo ka dështuar në garat e Ligës së Kampionëve.
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar