Google ADS

Këto janë fjalët e Kylian Mbappe pasi fitoi “Topin e Artë për të rinj”

23:50 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në Paris të Francës, Kylian Mbappe ka fituar çmimin “Trofee KOPA” që është ndarë për lojtarin më të mirë të gjeneratave të reja.

Francezi me shumë meritë e ka fituar këtë trofe. Ai paraprakisht kishte fituar Kupën e Botës me Francën, trofe për të cilin dha kontribut të madh.

Mbappe gjithashtu ka qenë fitues i kampionatit francez dhe Kupës së Francës me PSG-në, shkruan lajmi.net.

Pasi pranoi trofeun më të vlefshëm individual për të rinj, Mbappe është shprehur tejet i lumtur.

“Është nder i madh të jem këtu në këtë mbrëmje dhe të shoh lojtarë të shkëlqyer, familjen time dhe njerëz që as nuk i njoh. Jam tejet i kënaqur të pranoj këtë çmim. Ishte vit i mrekullueshëm për mua” ka thënë Mbappe.

“PSG ku kam fituar 4 tituj dhe kombëtarja e Francës.. nuk do ta harroj kurrë. Duhet të vë në theks rëndësinë e bashkëlojtarëve për çmimin që kam fituar“ ka përfunduar francezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme