Pas përfundimit të vitit 2023, është koha për t’i bërë llogaritë.
Ministria e Sportit e ka zbuluar listën e Federatave dhe klubeve sportive që kanë përfituar nga Ligji i Sponsorizimit gjatë vitit 2023.
Në përgjithësi, më shumë nga ky Ligj kanë përfituar klubet, sidomos ato të futbollit dhe të basketbollit, ndërsa përfitimet nuk iu munguan as Federatave sportive.
Por, kjo nuk vlen edhe për Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila, në bazë të raportit zyrtar të sponsorizimit për vitin 2023 nuk e ka përfituar asnjë lëshim të vërtetimit për realizim të marrëveshjeve për sponsorizim.
FFK-ja kishte probleme gjatë vitit të kaluar për t’u licencuar nga Ministria e Sportit pasi një kohë nuk i kishte plotësuar kriteret dhe kjo ka ndikuar edhe në mungesë të të hyrave nga sponsorizimi, shkruan “Gazeta Express”.
Për dallim prej shtëpisë së futbollit kosovar, Federatat tjera përfituan goxha mirë.
Federata e Basketbollit prin me 228.096 mijë euro, e përcjellë nga sporti më i suksesshëm në vend, ai i xhudos, respektivisht Federata e Xhudos, që i përfitoi 160 mijë euro nga sponsorizimi.
Federata e Volejbollit është e treta me 122.200 euro, e përcjellë nga Federata e Hendbollit (115.00).
Sa u përket klubeve që patën më së shumti të hyra nga sponsorizimi gjatë vitit 2023, prijnë tri të basketbollit: Peja me 1,372,200 euro përfitime nga sponsorizimi, e përcjellë nga Trepça me 1,143,900 euro dhe nga Sigal Prishtina me 1,106,279 euro.
Më pas, Ballkani është ekipi i parë nga futbolli, respektivisht i katërti në total me 1,000,185 euro.
Tutje vazhdon Golden Eagle Ylli i basketbollit me 868 mijë euro, i përcjellë nga klubet tjera të futbollit: Prishtina (781,300), Drita (627,000), Suhareka (358,326), Dinamo (350,700) e Ferizaj (305,200), të cilat e mbyllin Top 10 të klubeve.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...