Disa prej yjeve më të mëdha shqiptare të futbollit, përfshirë përfaqësuesin e Zvicrës Granit Xhakën dhe atë të Kosovës Milot Rashicën, do ta luajnë një ndeshje futbolli bamirësie për familjet nevojtare, sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Ylli i Arsenalit Xhaka, me ekipin e tij, kundër ekipit të yllit të Werder Bremen Rashicës do ta zhvillojnë një ndeshje bamirëse për familjet nevojtare sonte. Tani janë zbuluar edhe fanellat që do t’i kenë të veshura këta lojtarë, raporton Gazeta Express.
Biletat do të jenë falas për tribunat jug dhe veri, ndërkohë ato në lindje kushtojnë 2 euro copa dhe 3 euro copa për ato në tribunën perëndimore. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen dhjetë familjeve nevojtare.
Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja shqiptare.
Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive. Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.
Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti. Kjo ndeshje pritet të startojë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Kjo ndeshje është organizuar dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...