Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në fund të muajit Nëntor.
Dardanët do të përballen me Norvegjinë në udhëtim më 25 Nëntor nga ora 19:00, ndërsa më 28 Nëntor e presim në shtëpi, Danimarkën, ku sfida zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Takimet zhvillohen në kuadër të para kualifikimeve për Euro Basket 2025.
Ditë më parë përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka shpallur listën e gjerë me 17 basketbollistë, por për shkak të rregullave nga FIBA nuk do të ketë grumbullim dhe 12-shja përfundimtare do të shpallet më 20 Nëntor, kurse më 22 Nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë. Basketbollistët më 26 dhe 27 Nëntor do të stërviten në Prishtinë, kurse më 28 Nëntor do të përballen me Danimarkën.
Numri i Kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të Euro 2025 është 10, ku një grup përbehet nga katër kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga tre kombëtare.
Katër skuadra, tre fituesit e grupeve, dhe një kombëtare e cila është e renditur në pozitën e dytë më së mirë do të kualifikohen për raundin e dyte para-kualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis muajit gusht 2022, nëntor 2022 dhe shkurt 2023. /arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...