Google ADS

Këto janë dy çerekfinalet e para të Euro 2024

23:13 | 30 Qershor 2024
D.H

Katër ndeshjet e para të rrethit të 1/8 së finales të Euro 2024 kanë përfunduar.

Fillimisht dje Zvicra mposhti Italinë dhe nikoqirja Gjermania triumfoi ndaj Danimarkës, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Anglia me shumë vështirësi fitoi ndaj Sllovakisë, teksa minuta më parë Spanja shkatërroi Gjoergjinë.

Pas këtyre ndeshjeve janë mësuar edhe dy çerekfinalet e para të Euro 2024.

Spanja dhe Gjermania është çifti i parë çerekfinalist.

Kurse Anglia- Zvicra është çerekfinalja tjetër e konfirmuar deri më tani.

Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund dhe pas dy ditësh çiftet çerekfinaliste do të kuptohen.

Ditën e nesërme luhen dy ndeshje Franca-Belgjika dhe Portugalia-Sllovenia./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale