Lionel Messi mbrëmë përballë Liverpoolit shënoi golin e 600 në karrierë. Një shifër e jashtëzakonshme, ndërsa pak ditë më parë në të njëjtën kuotë golash u ngjit edhe Cristiano Ronaldo. Ndërkohë llogariten vetëm golat e realizuar me klubi duke lënë me një anë realizimet me Kombëtaren.
Në karrierën e tij, Leo Messi ka arritur të shënojë ndaj shumë klubeve ndaj të cilave ka luajtur, megjithatë, janë 9 ekipet që ‘pleshti’ nuk ka mundur t’iu realizojë në përballjet mes tyre.
Sigurisht, në këtë aspekt ka të bëjë dhe fakti se në shumicën e rasteve Messi është ndeshur një ose dy herë me këto ekipe. Interi është një nga ekipet që argjentinasi nuk iu ka shënuar, ndërsa janë përballur në Ligën e Kampionëve të sezonit 2009-2010.
Në Champions League përsëri Messi nuk ia ka dalë të realizojë as ndaj Rubin Kazan. Ndërkohë, në Botërorin e Klubeve nuk e ka gjetur rrjetën ndaj Al-Sad, ekipit nga Katari. Një tjetër ekip italian ndaj të cilit Messi nuk ka arritur të shënojë është Udinese.
Sulmuesi nuk kas shënuar as ndaj Benficas, ndërsa më pas vijnë ekipet spanjolle. Cadiz, Murcia, Coruxo dhe Gramannet, ndaj të cilave Mesi është përballur në Kupë. Megjithatë, karriera e argjentinasit nuk ka përfunduar ende dhe pse do të jetë e vështirë të takohen pasi Barcelona dhe Messi luajnë në nivelet më të larta të futbollit botëror.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...