Çmimet e lojtarëve janë tashmë në klubin e tyre. Ousmane Dembele është transferimi i fundit që është blerë mbi 100 milionë euro.
Një talent me të ardhme të madhe, por çmimi i paguar për të prej 105 milionë euro dhe me bonuse vlera e tij mund të shkojë në 147, konsiderohet shumë i madh nga njohësit e futbollit.
Barcelona kërkonte përforcime pas largimit nga klubit të Neymar që iku te PSG për 220 milionë euro.
Dembele pas Neymar është blerja e dytë më e shtrenjtë në histori.
Pas tyre renditet Paul Pogba, ndërsa vendin e katërt e mban Garthe Bale, apo lojtari i par që u shit mbi 100 milionë euro.
Pozitën e pestë e mban Ronaldo, ndërsa të gjashtë Higuain, shkruan Telegrafi.
Neymar është i vetmi që gjendet dy herë në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta në histori, pasi kur kishte kaluar nga Santos te Barcelona kishte kushtuar 88 milionë euro.
Top 10-shin e mbyllin Romelu Lukaku, Luis Suarez dhe James Rodriguez.
10- James Rodriguez (Monaco – Real Madrid) 80 milionë euro
9- Luis Suarez (Liverpool – Barcelona) 81 milionë euro
8 – Romelu Lukaku (Everton – Manchester United) 85 milionë euro
7 – Neymar (Santos – Barcelona) 88,2 milionë euro
6 – Gonzalo Higuain (Napoli – Juventus) 90 milionë euro
5 – Cristiano Ronaldo (Manchester United – Real Madrid) 94 milionë euro
4 – Gareth Bale (Tottenham – Real Madrid) 101 milionë euro
3 – Paul Pogba (Juventus – Manchester United) 105 milionë euro
2 – Ousmane Dembele (Borussia Dortmund – Barcelona) 105 milionë euro
1 – Neymar (Barcelona –PSG) 222 milionë euro
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...