Google ADS

Këto do të jenë ndeshjet në ligat e mëdha evropiane

09:04 | 15 Maj 2022
KRG

Sot do të zhvillohen ndeshjet në ligat më të mëdha të futbollit evropian.

Kanë mbetur edhe pak xhiro deri në përfundimin e këtij sezoni në ligat evropiane, andaj këto xhirot e fundit mund të vendosin shumëçka.

Manchester City do të jetë mysafirë i West Ham United në një ndeshje ku vetëm fitorja i kryen punë ‘Citizens’.

Ata janë në vendin e parë me tri pikë më shumë se Liverpooli.

West Ham United po kalon në një sezon mjaft të mirë dhe mund t`i shkaktojnë probleme ekipit të Pep Guardiolas.

Takim mes tyre fillon në orën 15:00.

Ndeshje tjetër e rëndësishme është ajo në mes Tottenham Hotspur dhe Burnley.

‘Spurs’ pasi mposhtën me rezultat të thellë Arsenalin xhiron e kaluar, kanë ende gjasa për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Por, kjo ndeshje mund t`i shkaktojë vështirësi, pasi Burnley janë në zonën e rrezikshme të tabelës dhe do të kërkojnë pikë gjithashtu.

Ndeshja fillon në orën 13:00.

Edhe në Seria A ekipi kampion ende nuk dihet, ani pse kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në përfundimin e këtij sezoni.

Milani është kryesues me dy pikë më shumë se Interi.

‘Rossonerët’ do të mirëpresin në shtëpi Atalantan. Ekip ky që kërkon një vend në garat evropiane.

Të dy ekipet kanë synimet e tyre në këtë takim, andaj na pret një ndeshje mjaft interesante.

Milan – Atalanta luhet sot në orën 18:00.

Interi pas triumfin në Kupën e Italisë do ta kërkojnë fitoren edhe ndaj Cagliarit.

Pritet të jetë një ndeshje e vështirë për ‘Nerazzurrët’, pasi Cagliari ‘luftojnë’ për mbijetesë në Seria A.

deshja në mes këtyre dy ekipeve luhet sot në orën 20:45.

Edhe në La Liga vazhdojnë ndeshjet, ku të gjitha do të zhvillohen nga ora 19:30.

Derbi i kësaj xhiroje është takimi në mes Atletico Madrid – Sevilla.

Ky është një duel direkt për vendin e tretë në tabelë, kjo pasi diferenca në mes tyre është vetëm një pikë.

Real Madridi i shkon Cadizit, ekip ky që ka nevojë për pikët e plota për t`i ikur zonës së rrezikshme.

Barcelona në këtë xhiro do të jenë mysafirë i Getafes.

Vendasit do të kërkojnë fitoren ndaj Barcës, për tu ngjitur më lartë në tabelën e La Ligas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme