Gjatë kësaj mejsavë luhen çerekfinalet e treta të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Nesër më fillim nga ora 19:00 në “Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, Sigali pret Vëllaznimin për sfidën vendimtare, shkruan Arbresh.info.
Takimi i parë u fitua nga Prishtina me rezultat të ngushtë 71 – 69 kurse gjakovrët triumfuan në fundjavë 90 – 73, për ta barazuar serinë.
Rezultati i serisë është 1-1 dhe fituesi i këtij takimi do të takohet me Trepcën në gjysmëfinale.
Takimi tjetër është ai mes Golden Eagle Yllit edhe Pejës. Edhe atje seria është 1-1.
Pejanët fituan takimin e parë në Suharekë 77 – 71 kurse “Xhebrailat” u revanshuan në sfidën e dytë në “Karagaç”, 75 – 69.
Ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë me fillim nga ora 19:00, pa praninë e tifozëve, për shkak të incidentit që ka ndodhur në sfidën e parë.
Fituesi i kësaj përballje luan në gjysmëfinale me Bashkimin./Arbresh.info
E kryer, Frimpong lojtari më i ri i Liverpoolit
Nesër provojnë për herë të 19-të/ Politikanëve kosovarë nuk ...
Rrahman Jasharaj shtrihet në Spitalin e Pejës, kjo është gje...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për grisjen e Kuranit në Prizren
Igli Tare drejtor sportiv i Milanit, mungon vetëm zyrtarizim...
BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë