Google ADS

Këtë javë pritet zyrtarizmi i Haalandit si lojtar i Cityt

09:38 | 9 Maj 2022
A. B.

Gazetari i The Athletic, David Ornstein raporton se marrëveshja mes Manchester Cityt dhe Erling Haalandit është përfunduar.

Nuk ka më dilema se ku do të luajë sulmuesi norvegjez, derisa lidhej me një kalim te Real Madridi dhe Barcelona.

Por, Citizens kanë plotësuar apetitet e Haaland dhe tashmë është arritur marrëveshja mes të dyja palëve.

Konfirmimi i Cityt dhe Borussia Dortmundin rreth marrëveshjes për norvegjezin pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Haaland do të përfitojë një pagë mbi 600 mijë euro në javë, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier.

City ka nevojë të madhe për një sulmues qendror, pas largimit të Sergio Agueros në drejtim të Barcelonës, ndërsa Pep Guardiola shpreson që norvegjezi t’i plotësojë prishmëritë e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme