Google ADS

Këta lojtarë mund t’i shikoni për herë të fundit në fanellën e Realit

23:41 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Të dielën (nesër) Real Madrid zhvillon ndeshjen e xhiros së 37-të të La Ligas, ndaj Sevillas.

Për skuadrën e Zinedine Zidane, kjo është ndeshja e fundit që zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ për këtë edicion.

Reali ka edhe dy ndeshje tjera për t’i zhvilluar në udhëtim, atë të mbeturën kundër Celta Vigos dhe Malagas në xhiron e fundit.

‘AS’ ka bërë një listë prej pesë lojtarëve që nesër mund ta kenë ndeshjen e fundit në ‘Santiago Bernebu’.

Këta pesë lojtarë nesër mund të zhvillojnë ndeshjen e fundit në këtë stadium, e kjo ndeshje për ta mund të jetë përshëndetëse.

Keylor Navas, Coentrao, Alvaro Morata, James Rodriguez dhe Mariano, nesër mund të zhvillojnë ndeshjen e fundit në Bernabeu, sipas ‘AS’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme