Gareth Bale është bërë lojtar i padashur te Real Madrid-i nga trajneri Zinedine Zidane, por ai nuk është i pari dhe nuk do jetë i fundit.
Ish ylli i Tottenham-it, qëndron në stol, ndërsa fiton 600 mijë euro në javë për të luajtur golf, transmeton portali arbresh.info.
Këtë sezon uellsiani ka qenë plotësisht i ‘ngrirë’ nga Zidane, mirëpo nuk është lojtari i parë që i ka ndodhur ky problem.
Këta janë shtatë lojtarët që Zidane nuk i ka lejuar të jenë titullar:
James Rodriguez
Ende është në Real Madrid, por pritet të shitet gjatë verës.
Gjatë këtij sezonit nuk ka luajtur 90% të ndeshjeve duke qëndruar në stol.
Keylor Navas
Për një kohë të gjatë Navas ishte i paprekshëm në formacionin e Zidane-s.
Mirëpo, me transferimin e Thibaut Courtois, gjërat ndryshuan dhe Navas u detyrua të largohet për minutazhë më të lartë.
Mateo Kovacic, Dani Ceballos dhe Marcos Llorente
Treshja mesfushorët asnjëherë nuk ia doli të shkëlqejë te Real-i.
Të tre lojtarët ishin mbrapa Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro, ndërsa Zidane refuzonte të ndryshonte mesfushën.
Kovacic kaloi të Chelsea, Ceballos është huazim te Arsenal-i ndërsa Llorente është duke shkëlqyer te rivali lokal, Atletico.
Alvaro Morata
Morata u rikthye te Real-i pas një transferimi të suksesshëm me Juventus-in, mirëpo Zidane gjithmonë e pëlqente Karim Benzema dhe spanjolli qëndroi në stol.
Achraf Hakimi
Maroku kaloi dy sezone huazim te Borussia Dortmund, mirëpo edhe pse shkëlqeu Zidane nuk tha se e dëshiron në skuadër.
Muajin e kaluar lojtari u shit te Inter Milan-i./arbresh.info.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...