Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve

17:55 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 ka mësuar disa nga kundërshtarët e mundshëm në garat evropiane.

Pasi që u shpallen zyrtarisht kampionë të Kosovës dhe pas sigurimit të së drejtës për të luajtur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Trepça ’89 mbetet në pritje të kundërshtarit me të cilin do të përballet në raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve.

Skuadrat me të cilat mund të ndeshet Trepça ‘89 janë këto:

The NewSaints (Uells)

Linfield (Irlandë Veriore)

Vikingur Gota (Islandë)

FC SantaColoma (Andorrë)

Hibernians FC (Maltë)

FCI Tallinn (Estoni)

Kampioni i Ligës së Gjibraltarit(nuk dihet ende)

Kampioni i Ligës së Armenisë (nuk dihet ende)

Kampioni i Ligës së SanMarinos (nuk dihet ende)

Shorti për raundin e parë mbahet më 19 qershor.

Ndeshjet e para luhen më27/28qershor, derisa ndeshjet kthyese më 4/5 korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme