FC Ballkani, KF Llapi dhe FC Drita do të vazhdojnë aventurën e tyre në Conference League.
Kampioni aktual i Kosovës, në rrethin e dytë do të përballën me skuadrën nga Malta, Harmun, shkruan Arbresh.info.
Kurse KF Llapi do të ketë përballë skuadrën e Danimarkës, Brondfy, ndërsa FC Drita do të përballet me skuadrën islandeze, Breidablik.
UEFA tanimë i ka ndarë edhe grupet dhe skuadrat kosovare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të rrethit të tretë, derisa shorti hidhet me fillim nga ora 14:00.
Skuadra nga Suhareka ndodhet në vazon e të eliminuara nga Champions League, derisa në rast se kalon Hamrun Spartans atëherë ka tre kundërshtarë të mundshëm.
Fituesit e dueleve Dinamo Batumi – Decic, Differdange 03 – Ordabasy si dhe Vikngur Reykjavik – Egnatia janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e tretë të kësaj gare.
Kurse skuadra e Podujevës që është eliminuar nga European League, kundërshtarë të mundshëm të rrethit të tretë do të ketë fituesin e këtyre dueleve: Legia Warsaw – Caernafron, Go Ahead Eagles – Brann, Kups – Tromso, Hajduk Split – Torshavn, Diddeleng – Hacken.
Ndërkaq, skuadra nga Gjilani ka shkruar direkt në rrethin e dytë, në rast se e kalon, atëherë në rrethin e tretë do t’i kenë përsë kundërshtar të mundshëm, fituesit e dueleve: Ilves – Austria Wien, Zurich – Shelbourne, Molde – Silkeborg, Ëisla Karkoë – Rapid Wien si dhe Auda – Cliftonvile. /Arbresh.info
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...