Google ADS

Këta janë kundërshtarët e Kosovës për play-off: Analiza e secilit, nga më i forti tek më i dobëti

07:47 | 20 Nëntor 2024
R J

Kosova ka marr 12 pikë dhe ka një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B te Kombeve mbetet e hapur, ku Dardanët do të kenë rastin në play-off.

Dardanët kanë humbur ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë me rezultat 3-0, ndërsa që atëherë nuk di për humbje.

Dy fitore ndaj Qipros, dy fitore ndaj Lituanisë, pastaj barazimi 0-0 deri në minutën e 90-të ndaj Rumanisë, janë rezultatet e Franco Fodas në këtë edicion, shkruan Telegrafi.

Shorti për play-off-in e promovimit dhe rënies do të hidhet më 22 nëntor 2024 nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës

Dardanët kishin siguruar pozitën e dytë dhe dy ndeshje në muajin mars për plasman më të lartë.

Këta janë katër kundërshtarët e mundshëm të play-offit

Grupi 1 i Ligës B të Kombeve, na nxjerrë si kundërshtar të mundshëm Gjeorgjinë, që ishte hijeshi e Euro 2024.

Ata përfunduan të tretët, duke e lënë pas Shqipërinë, që bie në Ligën C.

Gjeorgjia është e 67-ta në renditjen e FIFA, ndërsa vlera e ekipit në grumbullimin e fundit ishte 178 milionë euro.

Willy Sagnol është përzgjedhës, ndërsa ylli kryesor është Khvicha Kvaratskhelia, që vlen 80 milionë euro.


Irlanda është kundërshtari që vjen nga Grupi 2 i Ligës së Kombeve, pasi ka zënë vendin e tretë, duke mbetur prapa, Anglisë dhe Greqisë me 6 pikë.

Irlanda zë vendin e 63-të në rendijen e FIFA-s, ndërsa vlera e ekipit është 192 milionë euro.

Heimir Hallgrímsson është përzgjedhës, ndërsa ylli kryesor i ekipit është Even Ferguson me vlerë 45 milionë euro.

 


Nga Grupin 3, Sllovenia është kundërshtari i mundshëm, pasi mban vendin e tretë me 8 pikë, pas Norvegjisë dhe Austrisë.

Sllovenia zë vendin e 52-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa vlera e ekipit në tubimin e fundit ishte 138 milionë euro.

Matjaz Kek është përzgjedhës, ndërsa Benjamin Sesko është ylli kryesor i ekipit me vlerë 50 milionë euro.


Nga Grupi i 4-të i Ligës B të Kombeve, Kosova mund të luajë ndaj Islandës, të cilët zënë vendin e tretë pas Uellsit dhe Turqisë.

Islanda në letër është kundërshtari më i lehtë, ndërsa zë vendin e 70-të në renditjen e FIFA.

Vlera e skuadrës është 54 milionë euro, ndërsa Age Hereide është përzgjedhës. Orri Oskarsson është lojtari kryesor me vlerën prej 20 milionë euro në treg.


/Telegrafi/

Të ngjashme