FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja kundër Lincoln Red Impsit do të zhvillohet bazuar në vendimin e dhënë nga UEFA.
Ndeshja në fjalë e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Evropës ishte paraparë të luhej dje, por e njëjta u anulua shkaku i rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra kryeqytetase.
Me klubin prishtinas drejt Gjibraltarit nuk do të udhëtojnë futbollistët dhe stafi teknik që kishin udhëtuar së fundmi në këtë vend.
Kështu që, FC Prishtina është detyruar të gjejë futbollistë dhe trajner të ri përkohësisht.
FC Prishtina është ndihmuar në këtë situatë edhe nga ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli.
Erlind Krasniqi, zëdhënës i Feronikelit në një prononcim për “Zeri.info” ka deklaruar se gjashtë futbollistë të skuadrës do t’i bashkohen kryeqytetasve.
“Lapidar Lladrovci, Yll Hoxha, Mendurim Hoti, Ilir Berisha, Florjan Smakiqi dhe Albert Dabiqaj do t’i bashkohen FC Prishtinës”, deklaroi Krasniqi.
Ndryshe, ndeshja në fjalë do të luhet të premten ose të shtunën e kësaj jave.
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...