Google ADS

Këta janë favoritët  e nominuar për Topin e Artë

17:42 | 12 Tetor 2021
KRG

Pak ditë më parë France Football nominoi 30 futbollistë në garë për çmimin e “Topit të Artë”.

Më 29 nëntor do të shpallet zyrtarisht fituesi i këtij çmimi individual, dhe tashmë po përmenden fituesit potencial të “Topit të Artë”.

Sipas L’Equipe, ka publikuar sot listën e favoritët për ta fituar këtë çmim, dhe ka veçuar tre futbollistë.

I pari dhe më favoriti po llogaritet Leo Messi, 34-vjeçari ka fituar Kupën e Amerikës këtë verë, dhe ka pasur një sezon mjaft të mirë në aspektin personal.

Ndërsa i dyti është Robert Lewandowski, një sulmues që po shkëlqen këtë edicion me gola të shumtë në pothuajse çdo ndeshjee.

Polaku llogaritet favorit apsolut ta marrë “Topin e Artë” vitin e kaluar por ky çmim nuk u dha fare shkaku i pandemisë së COVID-19.

Ndërsa i treti gjendet Karim Benzema, franezi po shkëlqen këtë edicion me fanellën e Real Madridit.

Benzema përveç lojërave të mira me ‘Madrilenët’, ka dhënë kontribut të madh edhe te Kombëtarja e Francës duke fituar së fundmi Ligën e Kombeve.

Gjithsesi gara duket e ashpër, ku nuk përjashtohen as lojtarë si Cristiano Ronaldo e Jorginho dhe mbetet të shihet se kush do ta fitojë “Topin e Artë”.

Të ngjashme