Franck Kessie është futur në vitin e fundit të kontratës me AC Milanin.
Mesfushori afrikan është në negociata me klubin për vazhdimin e kontratës, por ende nuk ka një marrëveshje.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani i ka bërë një ofertë të majme lojtarit, duke i ofruar pagë prej 6,5 milionë eurove në sezon.
Përkundër shumës së lartë të ofruar nga Milani, ka qenë vet mesfushori ivorian që ka refuzuar vazhdimin e kontratës.
24-vjeçari deri te refuzimi i kësaj kontrate ka ardhur pasi ka pasur interesime nga klube të tjera për të.
Paris Saint Germain, Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë tri skuadrat që kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit.
Kessie nuk dëshiron të ngutet për vazhdimin e kontratës deri në janar, ku do t’i dëgjojë edhe propozimet e klubeve të tjera për pagën e tij.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është pjesë e Milanit që nga viti 2017, kur iu bashkua Rossonerëve nga Atalanta. /Telegrafi/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet